Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Hoxha: Protestat nuk e pengojnë integrimin, Shqipëria po ecën me ritme të larta drejt BE-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar

    March 12, 2026

    Presidenti amerikan Trump ka riafirmuar mendimin e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt.

    “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”, tha  Presidenti i SHBA Donald Trump  për platformën e lajmeve Axios. Fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.

    Sipas deklaratave të tij, SHBA kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran. Këto përfshijnë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë sulmuar gjithashtu. Ajatollah Ali Khamenei u vra në një nga sulmet. Ndërkohë, biri i tij, Mukhtaba, është emëruar pasardhësi i tij.

    Por objektivat e ndjekura nga qeveria amerikane me sulmet e saj janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa fillimisht fokusi ishte në ndryshimin e regjimit dhe shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, kohët e fundit qëllimi ka qenë të frenohen aftësitë ushtarake të Iranit.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i hodhi poshtë shpresat për një përfundim të shpejtë të luftës: “Ky operacion do të vazhdojë pa limit kohor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat tona dhe beteja të ketë mbaruar”, deklaroi ai, sipas zyrës së tij, në një takim me komandantët e ushtrisë në selinë ushtarake në Tel Aviv.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan , bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës. Ajo duhet të ndalet përpara se i gjithë rajoni “të përfshihet nga flakët”, i tha ai Parlamentit. Një fund i luftës është i mundur, nëse diplomacisë i jepet një shans. Turqia është në bisedime me të gjitha palët për ta arritur këtë.

    Sipas deklaratave të veta, ushtria izraelite ka nisur valë të reja sulmesh kundër kryeqytetit libanez, Bejrutit, dhe kundër Iranit. Incidente të reja kanë ndodhur në Ngushticën e Hormuzit. Disa anije tregtare janë goditur nga predha në ngushticë. Sipas CNN, Garda e Revolucionit Iranian ka filluar vendosjen e minave në zonë. Por sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul, deri tani nuk ka prova për këtë. Megjithatë, Ngushtica e Hormuzit aktualisht është praktikisht e bllokuar. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në furnizimin global me energji. Ashtu si Erdogani, ministri i Jashtëm gjerman Wadephul kërkoi një zgjidhje diplomatike për krizën./DW

    iran SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Hoxha: Protestat nuk e pengojnë integrimin, Shqipëria po ecën me ritme të larta drejt BE-së

    June 11, 2026

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.