Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin forcën për të marrë Groenlandën, edhe pse theksoi se ushtria amerikane do të ishte “e pandalshme” nëse një gjë e tillë do të ndodhte.
Trump u shpreh se SHBA-të “nuk kanë kërkuar kurrë asgjë dhe nuk kanë marrë kurrë asgjë”, duke shtuar se rezultati mund të mos jetë asgjë nëse ai nuk vendos të përdorë forcë dhe “dhunë të tepërt”.
“Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë”, tha presidenti amerikan.
Ai deklaroi gjithashtu se njerëzit do të ishin mirënjohës për atë që e quajti “deklarata ime më e madhe”, pasi, sipas tij, “njerëzit menduan se unë do të përdorja forcën”.
“Nuk kam nevojë të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë dhe nuk do të përdor forcë”, përfundoi Trump.


