Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    Thellohet skandali në Itali, dalin detaje të reja ne skenë/ Si Roki “komandonte” në dhomën e VAR-it

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor

    September 26, 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua të enjten se nuk do ta lejojë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, duke i kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan ta zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe t’i shuajnë shpresat për një shtet palestinez.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me trysni të madhe nga disa aleatë brenda koalicionit qeverisës për të aneksuar Bregun Perëndimor, gjë që i ka shqetësuar liderët arabë, disa prej të cilëve u takuan të martën me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    “Unë nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

    “Mjaft është mjaft. Ka ardhur koha të ndalet tani”, shtoi ai.

    Franca, Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia janë ndër vendet që kanë njohur shtetin palestinez ditët e fundit, pjesërisht për ta mbajtur gjallë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete.

    Izraeli e ka dënuar vendimin e tyre për njohjen e shtetit palestinez.

    Ndërkohë, Netanyahu ka mbërritur në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara të premten.

    Zyra e Netanyahut tha se kryeministri do t’iu përgjigjet deklaratës së Trumpit sapo të kthehet në Izrael.

    Vendbanimet izraelite janë rritur në madhësi dhe numër qëkurse Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor gjatë luftës së vitit 1967.

    Ato shtrihen thellë në tokën palestineze me një sistem rrugësh dhe infrastrukturë tjetër nën kontrollin izraelit, duke e copëtuar më shumë tokën.

    Një plan për vendbanime izraelite, i njohur si projekti E1 dhe i dënuar nga shumë vende, u miratua në gusht. Ky projekt do ta ndajë në dysh Bregun e pushtuar Perëndimor dhe do ta shkëpusë nga Jerusalemi Lindor.

    Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, një ultranacionalist në koalicionin e djathtë që mban Netanyahun në pushtet, tha në atë kohë se “shteti palestinez po hiqet nga tavolina”.

    Vendet arabe dhe myslimane e paralajmëruan Trumpin gjatë një takimi në fillim të kësaj jave për pasojat e rënda të aneksimit të Bregut Perëndimor – një mesazh që presidenti amerikan “e kupton shumë mirë”, sipas ministrit të Jashtëm saudit, princit Faisal bin Farhan Al-Saud.

    Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.

    Izraeli nuk pranon të heqë dorë nga kontrolli mbi Bregun Perëndimor.

    Shumica e bashkësisë ndërkombëtare i vlerëson vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.

    Izraeli e kundërshton këtë, duke cituar lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë dhe duke thënë se vendbanimet ofrojnë thellësi strategjike dhe siguri./REL

    Bregun Perëndimor Izraeli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    April 27, 2026

    Thellohet skandali në Itali, dalin detaje të reja ne skenë/ Si Roki “komandonte” në dhomën e VAR-it

    April 27, 2026

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.