Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump në Mbretërinë e Bashkuar: E dua Britaninë! Mezi pres të takoj mikun tim të vjetër

    September 17, 2025
    Trump në Mbretërinë e Bashkuar: E dua Britaninë! Mezi pres të takoj mikun tim të vjetër

    Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij të dytë shtetërore, duke deklaruar se “e do Britaninë” dhe se mezi pret të takohet me Mbretin Charles, të cilin e quajti “mik i kahershëm”.

    Avioni presidencial Air Force One aderoi në orën 21:07 sipas orës lokale në afërsi të Londrës. Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mërkurën do të pritet në kështjellën Windsor nga mbreti Charles III. Të enjten (18.09.2025) Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer në çiflikun e tij Chequers.

    Teatri politik në Oval Office

    Kur kryeministri britanik Keir Starmer në fund të shkurtit 2025 i dorëzoi presidentit Trump në Oval Office ftesën e nënshkruar nga mbreti Charles, pasoi një skenë teatri politik, që ka shanse të mira për të hyrë në historinë britanike: “A ta lexoj tani?”, pyeti Trump. “Po, të lutem”, u përgjigj Starmer dhe shtoi më pas: “Tani mungon vetëm përgjigja juaj.” Trump menjëherë ia ktheu: “Përgjigja ime është: po.” Të paktën për këtë çast raportet ndërmjet dy vendeve u shpëtuan. Kur Trump shpalli tarifat për doganat ndërkombëtare Britania e Madhe me dhjetë përqind doli më e favorizuar krahasuar me vende të tjera.

    Letrën e mbretit Charles Trump e mbajti aq të hapur para kamerave, sa mund të deshifroheshin lehtësisht fjalët e mbretit. NëBritaninë e Madhe kjo u prit nga njëra anë me kureshtje, por edhe me pak indinjatë. “Që zarfi me një ftesë për një vizitë shtetërore u dorëzua personalisht, kjo ndodh për herë të parë”, thotë historiani dhe ekspert i shtëpisë mbretërore Robert Lacey. Vetëm ky gjest, sipas tij, tregon se sa politike është kjo vizitë.

    Për Donald Trump kjo është vizita e dytë shtetërore si president. Herën e parë gjatë mandatit të tij të parë ai u prit më 2019 nga mbretëresha Elisabeth II në Londër.

    Pushteti i butë mbretëror mund të ketë efekt tek Trump

    Asnjë drejtues tjetër shteti Mbretëria e Bashkuar nuk e ka nderuar me një ftesë të dytë për vizitë shtetërore. Ky është një rekord tërësisht sipas shijes së Trumpit. “Pa shpresën për të ardhur në Windsor, të takojë mbretin dhe të përkujtojë mbretëreshën me një vizitë tek varri i Elisabeth II, Trump nuk do të kishte ardhur”, mendon Lacey. Vizitat shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar janë nderi më i madh diplomatik për kryetarë shtetesh dhe qeverish, por ato shërbejnë edhe si një armë e fshehtë diplomatike për pushtetin e butë të monarkisë. Kjo mund të ketë efekt të veçantë tek presidenti i SHBA-së. “Trump ka admirim për aristokracinë me taban të fortë si dhe pasurinë e saj. Ai vet është mishërimi i pasanikut të ri e për këtë arsye ka edhe një farë kompleksi inferioriteti”, thotë politologu i specializuar për marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe, Mark Shanahan nga Universiteti anglez Surrey: “Me të gjitha lidhjet e tij në shtëpitë mbretërore dhe familjet fisnike të Europës Charles është një lloj diplomati dhe kjo do t’i lerë përshtypje e do ta influencojë Trumpin.”

    Të shtëna me top, banket dhe përgatitje enkas

    Për dy ditë (17.09 -18.09) presidenti i SHBA-së do të jetë në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga bashkëshortja Melania. Janë planifikuar një udhëtim me pajton, të shtëna nderi me top. Një banket pompoz shtetëror me rreth 160 të ftuar dhe mbrëmjen e së mërkurës Trump do ta kalojë në kështjellën Windsor. Të enjten janë në plan takimi me kryeministrin Starmer: Në program janë kryesisht tema ekonomike dhe politike, ndër to inteligjenca artificiale, investimet, doganat si dheGaza e Ukraina. Se çfarë do të arrijë qeveria e Starmerit, këtë e ka mjaft mirë parasysh mbreti Charles. Kryeministri dhe mbreti takohen gjithësesi një herë në javë në audiencë private, dhe përpara vizitave të tilla shtetërore kontakti ndërmjet pallatit mbretëror dhe Downing Street 10 intensifikohet. “Mbreti përgatitet në mënyrë të detajuar nga qeveria, për atë se për çfarë duhet të flasë apo të mos flasë tani me Trump”, thotë politiologu Shanahan. Edhe princesha Catherine, e quajtur Kate, princesa e Uellsit, luan një rol të rëndësishëm. “Princesha po ashtu përgatitet enkas për bisedimet me Melania Trump, sepse besohet, që First Lady ka influencë të madhe tek burri i saj. “Pjesëtarët e familjes mbretërore në bisedimet e tyre me Trump do të plasojnë tek Trump informacionet e duhura duke shpresuar që ato ashtu si fara të bien në tokë pjellore”, thotë Shanahan.

     

    Të shtëna me top, banket dhe përgatitje enkas

    Për dy ditë (17.09 -18.09) presidenti i SHBA-së do të jetë në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga bashkëshortja Melania. Janë planifikuar një udhëtim me pajton, të shtëna nderi me top. Një banket pompoz shtetëror me rreth 160 të ftuar dhe mbrëmjen e së mërkurës Trump do ta kalojë në kështjellën Windsor. Të enjten janë në plan takimi me kryeministrin Starmer: Në program janë kryesisht tema ekonomike dhe politike, ndër to inteligjenca artificiale, investimet, doganat si dheGaza e Ukraina. Se çfarë do të arrijë qeveria e Starmerit, këtë e ka mjaft mirë parasysh mbreti Charles. Kryeministri dhe mbreti takohen gjithësesi një herë në javë në audiencë private, dhe përpara vizitave të tilla shtetërore kontakti ndërmjet pallatit mbretëror dhe Downing Street 10 intensifikohet. “Mbreti përgatitet në mënyrë të detajuar nga qeveria, për atë se për çfarë duhet të flasë apo të mos flasë tani me Trump”, thotë politiologu Shanahan. Edhe princesha Catherine, e quajtur Kate, princesa e Uellsit, luan një rol të rëndësishëm. “Princesha po ashtu përgatitet enkas për bisedimet me Melania Trump, sepse besohet, që First Lady ka influencë të madhe tek burri i saj. “Pjesëtarët e familjes mbretërore në bisedimet e tyre me Trump do të plasojnë tek Trump informacionet e duhura duke shpresuar që ato ashtu si fara të bien në tokë pjellore”, thotë Shanahan./DW

    donald trump mbreti Charles Oval Office
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    April 23, 2026

    Ministri Nufi: ‘KAYO’ do të koordinojë industrinë ushtarake, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.