Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të zëvendësojë Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke propozuar në këtë post senatorin republikan Markwayne Mullin.
Njoftimi u bë nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ai vlerësoi punën e deritanishme të Noem në drejtimin e institucioneve të sigurisë:
“Sekretarja aktuale, Kristi Noem, e cila na ka shërbyer mirë dhe ka pasur rezultate të shumta dhe spektakolare,” shkroi presidenti.
Sipas Trump, Noem do të largohet nga posti i saj aktual për të marrë një detyrë të re: Dërguare Speciale për “Mburojën e Amerikave”, një rol i sapokrijuar që lidhet me nisma të reja sigurie në hemisferën perëndimore.
Presidenti e përshkroi këtë rol si pjesë të një “Nisme të re të Sigurisë në Hemisferën Perëndimore”, duke theksuar se Noem do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në politikat e sigurisë dhe imigracionit të administratës së tij.


