SHBA– Gjatë debatit të djeshëm me rivalen e tij, Kamala Harris, për zgjedhjet në SHBA, Donald Trump ka deklaruar se emigrantët nga Haiti po hanë qentë në Springfield të Ohios.
“Ata po i hanë qentë, njerëzit që kanë ardhur këtu po i hanë macet.”- dëgjohet të thotë Trump në debatin televiziv.
Sipas tij qytetarët amerikanë janë ankuar se “njerëzit nga Haiti po ua hanë qentë”.
Sa i përket këtij pretendimi, një nga moderatorët e debatit, David Muir, ndërhyu duke kundërshtuar këtë deklaratë të Trumpl, pasi sipas tij në Springfield, nuk ka raportime se kafshët janë ngrënë.
https://twitter.com/i/status/1833699018842779854


