Pas gjobës së vendosur nga BE ndaj Google, presidenti amerikan Donald Trump sulmon dhe kërcënon Bashkimin Evropian me tarifa të rinj. Ndërkohë, Trump ka rikujtuar se së shpejti do të vendosë tarifë “mjaft të konsiderueshëm” mbi importet e çipave kompjuterikë nga kompani që nuk transferojnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara, duke përjashtuar kompani si Apple që zgjeron investimet brenda vendit.
Këto deklarata, Trump i bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me liderë të rëndësishëm të Big Tech, përfshirë Tim Cook, Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Safra Catz. Presidenti amerikan është gati të firmosë urdhrin ekzekutiv për të ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament i Luftës, titull që ishte braktisur në vitin 1947. Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, do të quhet tashmë Sekretar i Luftës.
Donald Trump kritikoi vendimin e BE-së si “të padrejtë” për Google. “Sot Europa goditi një tjetër kompani të madhe amerikane, Google, me një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh, duke marrë para që ndryshe do të shkonin për investime dhe vende pune në SHBA,” shkroi Trump në Truth.
“Ky veprim shtohet tek gjobat dhe taksat e tjera të vendosura ndaj Google dhe kompanive të tjera teknologjike amerikane. Është me të vërtetë i padrejtë, dhe taksapaguesi amerikan nuk do ta pranojë! Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë ndaj shpikjes brilante amerikane, dhe nëse ndodh, do të jem i detyruar të nis procedura sipas Seksionit 301 për të hequr sanksionet e padrejta ndaj këtyre kompanive amerikane,” përfundoi presidenti, duke iu referuar ligjit mbi tarifat.


