Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes në Uashington.
“Sot jemi të nderuar që na është bashkuar kryeministri Rama i Shqipërisë”, u shpreh Trump para të pranishmëve, duke e përfshirë atë në listën e liderëve që, sipas tij, gëzojnë mbështetjen e tij personale.
Duke iu drejtuar presidentes së Kosovës, Trump tha: “Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe”, një vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e saj në drejtimin e vendit.
Në fjalën e tij, presidenti amerikan theksoi se mbështet liderët që i vlerëson personalisht, duke përmendur edhe figura të tjera ndërkombëtare si presidentin e Argjentinës dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.
Deklaratat u bënë në kuadër të aktivitetit të Bordit të Paqes në Uashington, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë.


