Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke shprehur besimin se dy shtetet “duhet dhe do të arrijnë një marrëveshje”. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u zotua se do të ndalë këtë luftë, ashtu siç pretendon se bëri gjatë mandatit të tij të parë me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjatë presidencës sime, ndalova luftën mes Serbisë dhe Kosovës, edhe pse ishte shumë afër shpërthimit,” shkroi Trump, duke shtuar se disa vendime të administratës Biden e kanë dëmtuar këtë progres, por ai do ta “rregullojë përsëri”.
Ai përmendi edhe ndërhyrjen e tij në tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe në mosmarrëveshjen për digën në lumin Nil mes Egjiptit dhe Etiopisë, duke theksuar se ndërhyrjet e tij sollën paqe.
Lidhur me krizën aktuale në Lindjen e Mesme, Trump tha se janë duke u zhvilluar shumë telefonata dhe takime në prapaskenë. “Do të kemi paqe, së shpejti, mes Izraelit dhe Iranit”, u shpreh ai, ndërsa postimin e përmbylli me sloganin e tij: “Bëjeni Lindjen e Mesme të madhe përsëri!”


