Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump dhe Harris mosmarrëveshje për duelin televiziv

    August 28, 2024

    SHBA– Trump ka vënë sërish në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në debatin presidencial me kundërshtaren e tij Harris. Demokratja do që të dy mikrofonat të jenë gjithë kohën të hapur – edhe kur të flasë kundërshtari politik.

    Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka vënë edhe një herë në pikëpyetje debatin televiziv të planifikuar për në 10 shtator me kundërshtaren e tij Kamala Harris. Në platformën e tij online “Truth Social”, ai akuzoi ABC News, ku do të zhvillohet debati, se është i njëanshëm ndaj tij. Trump nuk e anuloi datën e duelit televiziv. Megjithatë, ai tha se kanali duhej t’u përgjigjej shumë pyetjeve.

    Trump: “ABC Fake News”

    Republikani u zemërua nga një raport i ABC, në të cilin, sipas tij, një gazetar zhvilloi një “intervistë qesharake dhe të njëanshme” me senatorin republikan Tom Cotton. Ai i quajti ekspertët politikë që u shfaqën në kanal një “të ashtuquajtur grup fokusi i urrejtësve të Trump-it”. Ai e quajti rrjetin “fake news ABC” dhe shtroi pyetjen: “Pse duhet të debatoj me Kamala Harrisin në këtë rrjet?”.

    ABC News njoftoi dy javë e gjysmë më parë se kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kamala Harris, do të përballeshin me njëri-tjetrin në mes të shtatorit në këtë kanal. Republikani dhe demokrati konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në këtë datë, tregoi më pas kanali. Deri tani, ky do të ishte i vetmi debat televiziv midis dy kandidatëve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA.

    Mikrofonat – të hapur apo të mbyllur?

    Ekipet e fushatës së Harrisit dhe Trumpit po debatojnë gjithashtu mbi rregullat e debatit. Mikrofonat – nëse duhet të mbyllen kur flet kundërshtari politik – janë në qendër të mosmarrëveshjes.

    Një zëdhënës i ekipit të fushatës së demokratëve tha se ata preferojnë që mikrofonat e të dy kandidatëve të mbesin të hapur gjatë gjithë transmetimit. “Ne besojmë se këshilltarët e Trumpit nuk e duan të hapur mikrofonin gjithë kohën, sepse ata nuk besojnë se kandidati i tyre mund të sillet në mënyrë presidenciale për 90 minuta,” tha ai në një deklaratë të parë nga mediat amerikane.

    Demokratja Kamala Harris zëvendësoi Presidentin e SHBA Joe Biden si kandidat presidencial

    Ekipi i Trumpit refuzon të ndryshojë rregullat dhe këmbëngul që mikrofonat të jenë të mbyllur. “ABC propozoi saktësisht të njëjtat rregulla debati si CNN, dhe ne i pranuam ato – siç bëri kampi i Harrisit,” tha një zëdhënës i Trumpit.

    Mësime nga debati Biden-Trump

    Në qershor, kandidati i atëhershëm demokrat për president të SHBA Joe Biden dhe Trumpi u përplasën në një debat televiziv të organizuar nga CNN. Mikrofonat e atij që nuk fliste u mbyllën. Qëllimi ishte shmangia e ndërhyrjeve.

    Megjithatë, performanca katastrofike e Bidenit çoi në tërheqjen e tij nga fushata elektorale. Harrisi e zëvendësoi atë si kandidat demokrat. Pas debatit, vëzhguesit arritën në përfundimin se – ndryshe nga sa pritej – mikrofonat e mbyllur në fakt e ndihmuan Trumpin, sepse 78-vjeçari dukej më i kontrolluar falë tyre./DW

    harris mosmarrëveshje për duelin televiziv Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    April 16, 2026

    Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.