Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave i bënë homazh Leandro Shametajt, 17-vjeçarit nga Vlora, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik ndërsa kthehej nga puna si kamarier.
Në këndin e tifozëve, pranë fotos së Shametajt, lojtarët vendosën një trëndafil të bardhë dhe të pranishmit respektuan një minutë duartrokitjeje në nderim të kujtimit të tij. Pas këtij momenti, ndeshja nisi normalisht, duke ruajtur një kujtim të përhershëm për të riun e ndjerë.


