Pas rrugëtimit të saj në formatin e “BBVA4”, artistja e njohur njëkohësisht dhe finalistja e këtij spektakli, Rozana Radi ka reaguar për herë të parë në rrjet.
Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram ku shfaqen momente emocionuese nga finalja e madhe, Rozana u shpreh shumë falenderuese për mundësinë që iu dha për të marrë pjesë në këtë spektakël si dhe për përkrahjen që ajo mori nga njerëzit gjatë kësaj eksperience.
Ndërsa një falenderim i veçantë nga ana e artistes shkon dhe për të gjithë stafin e “Big Brotherit” të cilët u kujdesën që ky udhëtim të mbetet i paharrueshëm jo vetëm për personat që morën pjesë por dhe për ata që e ndoqën.
Reagimi i plotë:
I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlersimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!
@sarahoxhaaa @mr.ledionlico Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e një udhëtimi që destinacionin e kishte me emocione të forta! @lorihoxha Je në krye të një treni që nuk ndalet!
Faleminderit gjithë skuadrës fantastike të @bigbrotheralb_vip autorëve, në veçanti autoren time @petrina.gorica , dhomës së rrëfimit, regjisë, teknikëve dhe gjithkujt që u kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm jo vetëm për ne që e jetuam por edhe për publikun! Ju jam mirënjohëse për gjithçka!
Përgatiti Radar.al
View this post on Instagram


