Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    Ndërroi jetë pas aksidentit tragjik në Kardhiq-Delvinë, përcillet në banesën e fundit i riu

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i fondeve të investimit arrin nivelin më të lartë në katër vitet e fundit

    June 19, 2025
    Tregu i fondeve të investimit arrin nivelin më të lartë në katër vitet e fundit

    TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve arritën në 67 miliardë lekë, në rritje me 9.2% që nga fillimi i vitit dhe me 29.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Vlera e aseteve neto të tregut ka arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, por ende është larg nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021, në vlerën e pothuajse 82 miliardë lekëve.

    Tregu i fondeve të investimit pësoi një goditje të fortë në vitin 2022 nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Kjo zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit, solli ulje të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.

    Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit pas vitit 2023 bëri që rënia e vlerës së aseteve të frenohet dhe tregu të rimëkëmbet gradualisht. Numri i anëtarëve në fund të tremujorit të parë arriti në pak më shumë se 40 mijë, në rritje me 6% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Nëse vlera e aseteve ende nuk ka arritur nivelet e para vitit 2022, numri i investitorëve tashmë ka arritur në nivele të përafërta me periudhën para goditjes që tregu mori nga rritja e shpejtë e normave të interesit.

    Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare.

    Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.

    Në fund të tremujorit të parë 2025, në treg ishin aktivë 18 fonde investimi (duke përfshirë edhe fondet e investimeve alternative), të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese.

    Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë afërsisht 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

    Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në Lekë, Raiffeisen Prestigj, me më shumë se 63% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në Lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me mbi 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me 6% të vlerës neto të aseteve.

    Ndërkohë, në rritje paraqiten në dy vitet e fundit fondet e investimeve alternative, Sea Land dhe Green View, që tashmë përbëjnë afërsisht 9 % të aseteve neto të tregut. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve./MONITOR

    Prej 4 ditësh e zhdukur/ Adoleshentja shqiptare në Greqi dyshohet se është rrëmbyer

    AMF Tregu i fondeve të investimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    June 6, 2026

    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    June 6, 2026

    Ndërroi jetë pas aksidentit tragjik në Kardhiq-Delvinë, përcillet në banesën e fundit i riu

    June 6, 2026

    Rusia denoncon sulmin më të madh ndaj Shën Peterburgut, Ukraina pretendon goditje ndaj objektivave strategjike

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.