Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i auditimit arrin 15 mln euro! Të dhënat: U qarkulluan rreth rreth 14.88 mln euro

    May 18, 2025

    TIRANË– Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volumin e të ardhurave të realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor. Në raport me një vit më parë, tregu është rritur gati 15%. Publikohet renditja e 15 shoqërive më të mëdha audituese në vend.

    Tregu i auditimit, në vitin 2024, arriti në rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

    Sipas BPM, tregu i auditimit në fund të vitit 2024 ka pasur 250 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 143 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 81 shoqëri auditimi dhe 26 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3809 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2024, sipas BMP.

    curia e tregut të auditimit reflektohet në rritjen mesatare prej 14.9% të të ardhurave vjetore të gjeneruara nga shërbimet e auditimit ligjor, krahasuar me një rritje mesatare prej 6.7% të njësive ekonomike të audituara.
    “Auditimi ligjor, si një e mirë publike, është një mekanizëm i rëndësishëm në sigurimin e transparencës dhe besimit në raportimin financiar të njësive ekonomike. Nëpërmjet procesit të mbikëqyrjes synohet sigurimi i standardeve më të larta në cilësinë e auditimit, duke pasur në fokus të gjitha palët që mbështeten në një sistem të shëndoshë financiar.
    Në vitet e fundit e kemi vënë re një përmirësim të ndjeshëm të punës së audituesve, në mënyrën e organizimit të punës dhe kohës së angazhimit të tyre në misionet e auditimit, duke sjellë si rezultat dhe përmirësim në cilësinë e raportimit financiar të njësive ekonomike. Një indikator i rëndësishëm është edhe tendenca në rritje e volumit të honorarëve nga shërbimet e auditimit ligjor, si një nga treguesit e rëndësishëm lidhur me vlerësimin e punës së audituesve, rrjedhojë e mbikëqyrjes efektive për sigurimin e cilësisë”, thotë Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

    Gjatë pesë viteve të fundit, të ardhurat e realizuara për shërbimet e auditimit kanë qenë në rritje si për shoqëritë e auditimit, ashtu edhe për audituesit ligjorë. Në vitin 2024, shoqëritë e auditimit shënuan 73% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 27% të realizuara nga audituesit ligjorë.
    Ndryshimet në formën ligjore të ushtrimit të profesionit nga person fizik në shoqëri auditimi, gjatë vitit 2024, shpjegojnë ndryshimin me një rënie prej 13% në totalin e qarkullimit të realizuara nga audituesit ligjorë dhe rritjes në të njëjtën përqindje në totalin e qarkullimit të realizuar nga shoqëritë e auditimit.

    Në vitin e gjashtë të publikimit të renditjes, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka paraqitur një panoramë të shoqërive të auditimit dhe pozicionimin e tyre në këtë treg, bazuar në totalin e honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike.
    Referuar publikimit në raportin e veprimtarisë për vitin 2024, Shoqëria e auditimit “Forvis Mazars” ka kaluar e para për vitin 2024, me 9.21% të totalit të honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike, nga 7.02% në vitin 2023.

    Shoqëria e auditimit “Ernst&Young”, që në vitin 2023 ishte e para, ka zbritur në vend të dytë, me 8.48% të totalit, ndonëse pesha e saj është rritur në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 8.13%. Vendin e tretë të renditjes për vitin 2024 e mban “Kreston Albania”, me 8.22% të tregut, duke shënuar rritje të fortë në raport me 4.07% në 2023, kur renditej e pesta, referuar totalit të honorarëve të realizuara nga shërbimet e auditimit.

    Shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania sh.p.k.” është renditur në vendin e katërt 2024, me 7.66%, pas një periudhe dyvjeçare e pozicionuar në vendin e tretë (2023: 4.54%; 2022: 5.55%).

    Në vend të pestë mbetet “Grant Thornton”, që ka rritur peshën në tregun e auditimit, nga 4.07% në 2023, në 6.26% në 2024. “Accounting, Audit & Tax Consulting – AATC” ka hyrë në listën e 15 shoqërive më të mëdha audituese, duke u pozicionuar në vend të gjashtë, me 4.49% të tregut.

    Hyrje të reja në listë janë dhe “Intrust” (3.97%), “Melar” (1.73%), “Thinksmart A & C” (1.64%), “Gosnishti Auditor and Partners” (1.33%). Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2024./Monitor

    14.88 mln euro 15 milionë euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    June 24, 2026

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.