Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Trazira në funeralin e Diogo Jotës/ Tifozët dynden në v*rrin e tij për të bërë foto, ndërhyn policia

    July 5, 2025
    Trazira në funeralin e Diogo Jotës/ Tifozët dynden në v*rrin e tij për të bërë foto, ndërhyn policia

    PORTUGALI– Vdekja e dy vëllezërve futbollistë ka shkaktuar pikëllim dhe dhimbje jo vetëm për familjarët por për mijëra tifozë.

    Ndërkohë në mediat e huaja është raportuar se vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën e tifozave që ishin mbledhur dhe po bënin fotografi.

    Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe me lot në sy, ceremonia mortore u zhvillua të shtunën në mëngjes, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar të Portugalisë.

    Familjarë, miq, figura të njohura të futbollit portugez dhe përfaqësues të skuadrës së Liverpool-it ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

    Diogo Jota, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, la pas tre fëmijë të vegjël.

    Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Capela da Ressurreição dhe në kishën Igreja Matriz, duke mbajtur lule në duar. Ndër ta, shokë nga hapat e parë të karrierës së tyre, ish-trajnerë, tifozë të thjeshtë, por edhe personalitete të futbollit ndërkombëtar.

    Hyrja në kishë u lejua vetëm për familjen dhe miqtë më të afërt, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën ceremoninë përmes transmetimit audio jashtë ndërtesës. Pas përfundimit të shërbesës, varri i dy vëllezërve u hap për publikun, për t’u mundësuar admiruesve të tyre t’i përshëndesnin për herë të fundit.

    Megjithatë, shumë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, sipas raportimeve të “The Sun”. Edhe pas ndërhyrjes, disa persona u kthyen përsëri pranë varrit, duke vazhduar të fotografojnë skenën. Në një moment të thellë emocioni, peshkopi i Portos, D. Manuel Linda, u drejtua me fjalë prekëse ndaj fëmijëve të futbollistit, të cilët nuk ishin të pranishëm në funeral: Do të lutem shumë për ju. Është e vështirë të shohësh një të rritur duke qarë, por është edhe më e dhimbshme të shohësh një fëmijë që qan. Ata që vuajnë më shumë janë nëna juaj dhe gjyshërit. Të shohësh trupin e një ‘fëmije’ është një martirizim i madh – aq më tepër kur ka dy arkëmorte. Nuk ka fjalë./Radar.al 

    Çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS, Kuko: S’kemi nota dhe provime

    Rimarrja e mandatit/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian

    André Silva Diogo Jota
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    June 13, 2026

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    June 13, 2026

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    June 13, 2026

    Grabitje në prag të Botërorit 2026, vidhen pajisjet e ekipit të Anglisë në SHBA

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.