Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Travel Tomorrow” për Tiranën: Nga bunkerët e diktaturës te kafenetë plot jetë, kryeqyteti shqiptar që mahnit turistët

    May 23, 2026
    Screenshot

    Nga bunkerët e errët të së shkuarës komuniste te ritmi i gjallë i kafeneve moderne, Tirana po fiton vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga destinacionet më interesante në Europë. Në një artikull të botuar nga Travel Tomorrow, gazetari Martin Banks e përshkruan kryeqytetin shqiptar si një qytet që ndërthur historinë dramatike, kulturën e pasur dhe energjinë moderne.

    Artikulli ndalet te transformimi i Tiranës, nga një qytet i shënjuar nga diktatura e Enver Hoxhës, bunkerët dhe represioni, në një metropol plot ngjyra dhe jetë. Mes pikave më mbresëlënëse për turistët renditen Bunk’Art dhe “Shtëpia me Gjethe”, dy muze që ruajnë kujtesën e periudhës komuniste dhe ofrojnë një përballje të drejtpërdrejtë me të kaluarën e vendit.

    Vëmendje të veçantë merr edhe Sheshi Skënderbej, zemra e kryeqytetit, ku ndërthuren historia dhe arkitektura, si dhe kultura e kafesë, që sipas artikullit është kthyer në një ritual të përditshëm për shqiptarët. Tirana përmendet si një nga qytetet me numrin më të lartë të kafeneve për frymë në botë, ndërsa vende si Komiteti – Muzeu i Kafes konsiderohen atraksione më vete.

    Një pjesë interesante i kushtohet edhe lidhjes së veçantë të shqiptarëve me ish-presidentin amerikan George W. Bush, i cili vazhdon të gëzojë popullaritet të madh në vend, si simbol i mbështetjes amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën.

    Artikulli ndalet gjithashtu te harmonia fetare në Shqipëri, duke përmendur Katedralen Katolike, Xhaminë e Et’hem Beut, si dhe transformimin e Piramidës së Tiranës në një hapësirë moderne arti dhe aktivitetesh.

    Në fund, Travel Tomorrow thekson se Tirana nuk është vetëm një qytet me histori unike, por edhe një kryeqytet që sheh drejt së ardhmes, me aspiratën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030 dhe me mbështetje të fortë popullore për këtë rrugëtim.

    tirana turizmi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.