Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Elbasanit bën bilancin/ Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar

    Vrasja e Martin Canit/ Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, 16 vite burg për Mario Përlleshajn

    U shua në moshën 78-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ikonës së humorit Todi Llupi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

    December 21, 2025

    TIRANË– Të paktën dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë  të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.

    Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

    Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

    Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

    Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

    Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    arrestohen 2 persona greqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Elbasanit bën bilancin/ Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar

    July 15, 2026

    Vrasja e Martin Canit/ Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, 16 vite burg për Mario Përlleshajn

    July 15, 2026

    U shua në moshën 78-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ikonës së humorit Todi Llupi

    July 15, 2026

    Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon rimarrjen e provave: Mbrojtja kundërshton riçeljen e gjykimit, Apeli shtyn seancën

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.