Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Fluturojnë çmimet e biletave, 66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut

    Braho-deputetëve: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyeshëm nga dy kahet e politikës, jemi në rrugën e duhur

    Një hap drejt normalizimit pas Brexit, Gjibraltari heq barrierat me Spanjën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    U shua në moshën 78-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ikonës së humorit Todi Llupi

    July 15, 2026
    U shua në moshën 78-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ikonës së humorit Todi Llupi

    Paraditen e kësaj të mërkure, në Teatrin “Bylis” në Fier u zhvilluan homazhet në nder të aktorit të mirënjohur Todi Llupi, që u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 78-vjeçare.

    Familjarë, kolegë, miq, artistë të njohur, si edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit aktorit të njohur të humorit, Todi Llupi.

    Artisti është përcjellë për në banesën e fundit përmes nderimesh në një ceremoni në teatrin “Bylis”.

    “Kësaj ndërtese të humorit që u ndërtua me shumë mundime, sot i është shkëputur një nga kolonat e fuqishme të saj. Todi Llupi ishte ndershmëri e artit dhe kulturës në teatrin Bylis. Ai punonte me ndërgjegje të jashtëzakonshme dhe çdo gjë nuk e bënte për t’u dukur, por e bënte sepse e ndjente në shpirt”, tha aktori Luftar Paja.

    “Na ka mbledhur sot këtu Todi Llupi që dikur na nxirr nga kjo sallë të qeshur, të gëzuar. Sot na ka sjellë të përlotemi e të qajmë vërtetë se ne iku njeri i mrekullueshëm. iku një nga njerëzit që meriton shumë të dalë nga kjo sallë me ceremoni e me nderimin e gjithë këtyre njerëzve të cilët e deshin. Unë kam pasur te Todi një aktor nga më të mirët po se po, por ndoshta ndoshta më i mirë se se ç’kisha shpresuar të ishte”, u shpreh dramaturgu Pëllumb Kulla.

    “Todi ishte një njeri shembullor, një njeri që nuk tha një llaf të keq nga goja, është një aktor që ka lënë mbresa nga ’71. Me Todin kam pasur një marrëdhënie vëlla, mik, shok, artist, shok, vëlla. Ka lënë mbresa në këtë teatër, ka lënë gjurmë të mrekullueshme si njeri dhe si artist”, tha aktori Arqile Lipe.

    Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit dhe estradës së Fierit. Përmes roleve të tij plot humor, talent dhe spontanitet, ai fitoi dashurinë e publikut dhe u shndërrua në një nga figurat më të dashura të artit skenik fierak.

    i jepet lamtumira e fundit ikonës së humorit Todi Llupi U shua në moshën 78-vjeçare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Fluturojnë çmimet e biletave, 66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut

    July 15, 2026

    Braho-deputetëve: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyeshëm nga dy kahet e politikës, jemi në rrugën e duhur

    July 15, 2026

    Një hap drejt normalizimit pas Brexit, Gjibraltari heq barrierat me Spanjën

    July 15, 2026

    Policia e Elbasanit bën bilancin/ Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.