Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Njerëzve te bulevardi u them që i kam dëgjuar! Besimi i një populli, nuk vritet me një krizë

    Protesta/ Rama: Sulmi ndaj hebrenjve ishte ‘përdhunim publik’ i familjeve shqiptare që i mbrojtën me jetën e tyre

    Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleanca për ta kthyer protestën në test pjekurie të demokracisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Transporti drejt kolapsit”, punonjësit në protestë: Duam paga dinjitoze dhe fund abuzimeve në treg!

    June 20, 2025

    Punonjës të sektorit të transportit dhe telekomunikacionit zhvilluan një tubim proteste në Tiranë, duke ngritur shqetësime për kushtet e vështira të punës dhe kërkuar përmirësime konkrete. Ata kërkuan rritje pagash, kushte më të mira pune dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme në treg.

    “Nuk e kundërshtojmë tregun e lirë, por kërkojmë që konkurrenca të jetë e rregullt. Sot, numri i taksive është i tejmbushur, me rreth 250 banorë për një taksi, çka deformon tregun,” u shpreh një prej taksistëve pjesëmarrës.

    Protesta erdhi si pjesë e një fushate ndërkombëtare që bën thirrje për punë dinjitoze, paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Punonjësit theksuan se, përveç pagesës së pamjaftueshme, përballen me orare të gjata, mungesë pushimesh dhe presion të lartë.

    “Pa tarifa të drejta dhe pushime të rregullta për shoferët, nuk mund të flasim për siguri në rrugë,” theksoi një tjetër punonjës i transportit urban dhe interurban, duke paralajmëruar për rrezikun e një kolapsi në këtë sektor.

    Përfaqësuesit e kompanive të transportit rrugor theksuan se ka vështirësi financiare për të mbajtur punonjësit, të cilët po largohen gjithnjë e më shumë drejt vendeve të Bashkimit Europian për paga më të mira.

    “Operatorët nuk kanë mundësi t’i rrisin pagat aq sa kërkohet pa mbështetje dhe politika bashkëpunuese nga institucionet shtetërore. Minimalja duhet të shkojë në 95 mijë lekë neto,” u shpreh Dashnor Mema.

    Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë mobilizimin edhe për një javë, derisa të dëgjohen kërkesat e tyre dhe të respektohen të drejtat e përcaktuara në Kodin e Punës.

    paga protestë punonjesit transporti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Njerëzve te bulevardi u them që i kam dëgjuar! Besimi i një populli, nuk vritet me një krizë

    July 24, 2026

    Protesta/ Rama: Sulmi ndaj hebrenjve ishte ‘përdhunim publik’ i familjeve shqiptare që i mbrojtën me jetën e tyre

    July 24, 2026

    Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleanca për ta kthyer protestën në test pjekurie të demokracisë

    July 24, 2026

    Rama: Flamingot na treguan kërkesa legjitime, korbat e sorrat, jargët e urrejtjes

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.