Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Trajneri i Juventusit/ Tudor shpërthen: Çmenduri të nisësh kampionatin me merkato të hapur

    August 24, 2025

    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në prag të fillimit të sezonit të ri të Serie A. Tekniku kroat, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës bardhezi këtë verë, ka kritikuar mënyrën se si është organizuar merkatoja në Itali dhe në Evropë.

    “Është e pabesueshme që kampionati të nisë ndërsa merkato është ende e hapur. Trajnerët çmenden në këto kushte, sepse nuk ka siguri dhe nuk ke qartësi për skuadrën me të cilën do të punosh gjatë gjithë vitit,” tha Tudor për Sky Sport.

    Sipas tij, zgjidhja do të ishte e thjeshtë: “Do të ishte normale që merkato të mbyllej të paktën një javë para nisjes së kampionatit. Kështu do të kishte më shumë stabilitet për të gjithë, si për klubet, ashtu edhe për trajnerët”. Por realiteti është ndryshe. Serie A nis ndërkohë që merkato mbetet e hapur edhe për dy javë të tjera. Kjo gjë, sipas Tudor, krijon pasiguri jo vetëm te stafet teknike, por edhe te vetë lojtarët që mund të largohen ose të vijnë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

    “Në fund, çfarë do të ndodhë në merkato, do të shohim. Çdo trajner do të dëshironte të kishte lojtarët më të mirë të mundshëm në dispozicion. Ndonjëherë ia del, ndonjëherë jo. Ajo që duhet të bëjmë është të pranojmë situatën dhe të përqendrohemi te fusha dhe te lojtarët që kemi aktualisht,” u shpreh ai.

    Me këtë mesazh të qartë, Tudor kërkon të mbajë vëmendjen te sezoni i ri, duke shmangur shpërqendrimet që sjell merkatoja e hapur. Objektivi i tij është të krijojë një skuadër të fortë dhe të bashkuar, pavarësisht pasigurive të momentit. Një deklaratë deri diku e kuptueshme, duke ditur se Juventus kur jemi vetëm një ditë larg startit të sezonit, aty ku bardhezinjë do të sfidojnë të dielën në mbrëmje Parmën në Torino, ende skuadra nuk është e kompletuar mjaftueshëm, me “Zonjën e Vjetër” që pret të sigurojë shërbimet e një sulmuesi krahu, aty ku për momentin në “pole-position” është Edon Zhegrova, si dhe kërkon rikthimin në Torino edhe për këtë sezon të Kolo Muanit nga PSG./PanoramaSport

    Igor Tudor Trajneri i Juventusit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.