Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, dy të rinj nga Mitrovica, humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali të premten, më 27 shkurt.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që i njihnin të rinjtë. Ai theksoi se humbja e jetës së dy të rinjve është dhimbje e madhe për familjet, qytetin e Mitrovicës dhe mbarë Kosovën.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci dhe Ardian Avdyli, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali. Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për të gjithë ne. Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre,” shkroi kryetari.


