Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Brazil ku një inxhiniere e re u përplas për vdekje nga një rrul shtrimi.
Inxhinierja e identifikuar si 27-vjeçarja Rafaela Martins de Araujo, menjherë pas ngjarjes sgokuese u dërgua në qendrën shëndetsore të Lagomar por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte
Nga hetyimet e bëra rezulton se ajo punonte si menaxhere ndërtimi për kompaninë MJ2 Construction, e kontraktuar nga grupi i naftës Petrobras.
Sipas mediave vendase bëhetr me dije se rruli humbi kontrollin e frenave dhe goditi Rafaela më 7 tetor.
Viktima ishte diplomuar për inxhinieri civile në 2020 në universitetin e Mogi das Cruzes.
Kompania Petrobras doli me njoftimin se ishte e shtangur dhe e trishtuar nga vdekja e inxhinieres.
Policia vendase njoftoi se vijojnë hetimet për incidentin e rëndë, shkruan rrjeti The Sun.



