Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.
Ngjarjen e rëndë er ka bërë me dije vetë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti shton më tej se viktima është shtetas i huaj.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Fan Noli”. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ajo.
Zëdhënsa e policisë thekson se po vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të ngjarjes.


