Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Turqi, ku 36-vjeçari Mentor Rama ka humbur jetën pas disa procedurave estetike. Ai kishte udhëtuar drejt Stambollit për një transplant flokësh dhe një trajtim dentar.
Sipas mediave turke, Rama po qëndronte në një hotel në zonën e Şişli, pranë klinikës ku kreu transplantin. Një ditë më pas, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më vonë u gjet i rrëzuar dhe pa ndjenja në dhomën e hotelit.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe transportimit në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, 36-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Pas autopsisë, trupi iu dorëzua familjarëve dhe u dërgua në Shqipëri.
Autoritetet turke kanë hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të verifikuar procedurat


