Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh.
Për pasojë thuhet se ka humbur jetën shtetasi Agron Cani 48 vjeç, banues në Krastë.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda ambienteve të një subjekti minerar që operon në zonë, ndërsa bëhet me dije se trupi i pajetë ndodhet ende në minierë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


