Site icon Informohu siç duhet

Tragjike! E reja me probleme mendore sulmon kalimtarët me th*kë. Policia i merr jetën

E rëndë/ 50-vjeçari godet me th*kë të riun. Dyshohet për shkaqe xhelozie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Mynih ku një grua sulmoi me thikë 2 persona e pas kësaj ajo u qëllua për vdekje nga policia.

Mediat vendase bëjnë me dije se gruaja 30-vjeçare, banore e Mynihut me shtetësi bullgare, kreu krimin e rëndë në orën 20:45. Fillimisht mësohet se ajo qëlloi një burrë 56-vjeçar dhe më pas një grua 25-vjeçare, të cilët po ecnin në zonën përreth Theresienëiese.

Për rrjedhojë gjatë ndjekjes oficerët në patrullë e qëlluan atë dhe gruaja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Ndërsa mësohet se ajo nuk arriti t’ia dilte mbanë për shkak të plagëve të marra.

Sipas BILD, autorja është gruaja 30-vjeçare vuante nga sëmundje mendore. Ndërsa deri më tani nuk ka informacion mbi gjendjen e të plagosurve apo numrin e saktë të tyre.

LEXO EDHE: 

Identifikimi i hakerave si “Posta Shqiptare”, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Si qëndron e vërteta e arrestimit të yllit të TikTok-ut në SHBA

Krah për krah me njëri-tjetrin. Çfarë i lidh trajnerin e Shqipërisë me atë të Serbisë

 

 

 

Exit mobile version