Një tragjedi ndodhi para dy ditësh në Itali ku Roberto Gleboni, 52 vjeç, vrau gruan e tij Giuseppina Massetti, 43, vajzën e tij të madhe Martina, 25, djalin e tij më të vogël Francesco, 10, dhe një fqinj Paolo Sanna, 69 vjeç.
Nga kjo ngjarje makabër arriti të mbijetonte vetëm djalin 14-vjeçar i autorit, i cili rrëfeu se si i shpëtoi vdekjes.
“Të gjithë po bërtisnin në shtëpi”, deklaroi 14-vjeçari, i cili arriti që t’i mbijetonte masakrës, duke theksuar se u shtir sikur kishte vdekur për të mos u qëlluar nga autori.
Sipas medieve të huaja mësohet se ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijët e tjerë, si dhe fqinjin e moshuar, autori u vetëvra në shtëpinë e nënës së tij të moshuar, në via Gonario Pinna, pasi vrau dhe këtë të fundit.
LEXO EDHE:


