Dy persona janë deklaruar të vdekur dhe 18 janë plagosur pasi rrëzimit të një aeroplani në çatinë e një fabrike mobiliesh në Kaliforninë Jugore, ku punonin të paktën 200 persona.
Avioni u rrëzua më pak se dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti komunal Fullerton në Orange County në Shtetet e Bashkuara.
Ende nuk dihet nëse viktimat ishin pasagjerë në aeroplan apo punonjës të fabrikës.
Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur aeroplani filloi të nxirrte tym dhe kur shpërtheu.
Sakaq mësohet se 10 nga të plagosurit janë dërguar në spital.


