Një ngjarje tragjike është zbuluar në ishullin më të preferuar në botë, në Maldive, ku është gjetur e pajetë një grua e re, vetëm pak ditë pas martesës së saj.
E identifikuar si 26-vjeçarja Aleksandra Leczycka, mësohet se ajo ndërroi jetë në mënyrë të papritur pas një reagimi alergjik ose nga mbidoza e drogave teksa celebronte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte ardhur nga Polonia.
Leczycka dhe bashkëshorti i saj David Leczycki, ishin gjetur të dy pa ndjenja në një rrugë në Florida.
Ndonëse janë kryer hetimet e duhura, Policia nuk ka arritur të zbulojë sesi kanë humbur ndjenjat dy të rinjtë, por David fatmirësisht mbijetoi.
Të dyve u ishin marrë paratë e sendet me vlerë raportonin mediat lokale, çka bën që policia të besojë se ata ishin gënjyer me droga për të humbur kapacitetet fizike, shkruanin sot mediat polake.
E vërteta tragjike për vdekjen e nuses së re duket se është zbuluar teksa policia e Miami ka përcaktuar se ata kishin marrë vullnetarisht droga psikoaktive.
Disa orë para vdekjes së Leczycka në gusht 2022, ajo postonte në rrjet imazhe të vetes dhe bashkëshortit duke u zbavitur në një bar në plazhin e Miami.
Leczycka e David ishin martuar në 6 gusht 2022, por e reja vdiq tragjikisht tre javë më vonë.
Bashkëshorti i saj nuk ka folur publikisht për incidentin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.


