Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ja sa vite burg rrezikojnë të dyshuarit

    March 18, 2025
    59 të rinj humbën jetën në disko. Familjarët e tyre përmbysin vendin

    Të dyshuarit për rastin e djegies së klubit të natës në Koçan, Maqedoni e Veriut mund të dënohen deri në 20 vite burg. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori Lupço Kocevski, i cili tha se do të ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, për çka dënimi minimal është 3 vjet.

    “Në këtë moment fillestar, përgjegjësia e të gjithë të përfshirëve në ngjarje dhe atyre që plotësisht do të konstatohet do të vlerësohet nëpërmjet prizmit të veprës penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 nga Kodi Penal, për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vite, pa kufizim të lartë të dënimit që do të thotë se dënimi mund të lëvizë deri më 20 vite. Përveç kësaj, po shqyrtohen edhe veprime të marrjes dhe dhënies ryshfet, prokurim të paligjshëm dhe përdorim të mjeteve piroteknike, por edhe vepra tjera penale”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror.

    Kocevskin, e citoi sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski, duke nënvizuar se do të kërkohet për të dyshuarit 20 vite burg.

    “Ata janë individë që mendojnë se janë mbi sistemin. Ky është problemi dhe ata sot janë në paraburgim. Dhe për këtë do të japin llogari. Dhe nuk ka kufi të lartësisë së dënimit, unë e dëgjova prokurorin se do të kërkojnë dënim më të lartë, dënim i mundshëm 20 vite”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

    Megjithatë, mes të akuzuarve ka edhe përfaqësues institucionesh apo persona zyrtarë, të cilët duhet të japin llogari për shpërdorimin e detyrës, e që sipas ndryshimeve të kodit penal në vitin 2023, parashihen dënime më të lehta. Kocevski, tha se është spekulim dhe manipulim të deklarohet që ndryshimet e kodit penal do të kenë efekte në konstatimin e përgjegjësisë për të dyshuarit në këtë rast.

    Profesori universitar, Mitasim Beqiri vlerëson se krahas përgjegjësisë penale duhet të ketë edhe përgjegjësi morale. Profesori përmend rastet e tjera të Llaskarcës, Besa Transit dhe Spitalit Modular, për të cilët drejtësia ka ngecur pavarësisht se janë gjykuar me Kodin e vjetër penal. Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe vullnet për të zbardhur të vërtetën.

    “Kemi këtu të bëjmë me ndryshimet e Kodit Penal, edhe ato që janë ndryshuar, por duhet të respektohen. Domethënë këtu duhet e drejta të dalë në shesh që në të ardhmen të mos kemi kësi raste tragjike. Edhe ajo që është e shkruar dhe pozitive të respektohet. Domethënë, të respektohet ajo që është e shkruar. Mua fatkeqësisht më vjen, ajo çka edhe kjo që është e shkruar nuk respektohet. Nuk bëhet puna konform rregullativës ligjore. Nuk bëhet puna konform rregullativës ligjore kur çdokush duhet ta bën punën e vet”, u shpreh Mitasin Beqiri, profesor.

    Megjithatë, hetimet ende vazhdojnë dhe nuk dihet nëse të dyshuarve do t’u ngarkohen edhe vepra tjera penale.

    Maqedoni e Veriut tragjedia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    June 8, 2026

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    June 8, 2026

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    June 8, 2026

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.