Qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit, në protestën e organizuar për nder të viktimave të tragjedisë së Koçanit.
Protesta ka nisur me 16 minuta heshtje dhe me dritat e telefonave ndezur nga të gjithë protestuesit. Mesazhet që u dhanë nga disa qytetarë ishin që ajo që ndodhi në Koçan kurrë të mos përsëritet. Protesta është e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.
Në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se shumë shpejtë do të vijë koha që do të protestohet edhe për bllokim rrugësh, por jo në këto ditë kritike.


