Pas shumë kërkimeve mbi 27-vjeçarin nga Hasi, i cili humbi gjurmë pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut mësohet se është gjetur pa shenja jete.
I riu kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk arritën ta gjenin atë.
Kujtojmë se para pak çastesh, u gjet dhe i ati i tij i cili humbi gjurmë në kërkim të djalit.
Ky i fundit mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

