Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të diele në qytetin e Maliqit, ku një zjarr në banesë ka marrë dy jetë njerëzish.
Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën nëna, 40 vjeçe, dhe djali i saj 14-vjeçar, ndërsa një fëmijë 4 vjeç ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për vdekjen e nënës dyshohet të jetë asfiksia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.


