Julian Balla, i përfshirë në operacionin e SPAK për trafikun e 17 tonëve kokainë, është shpallur në kërkim. Ai është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, si dhe i një vile luksoze 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro.
Të dyja pasuritë janë vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge.
Julian Balla është gjithashtu president i klubit të futbollit “Erzeni” nga Shijaku, që garon në Kategorinë e Parë.
Në këtë operacion SPAK ka vendosur 16 masa sigurie ndaj të përfshirëve, përfshirë emra të njohur si vëllezërit Çela dhe Franc Çopja, duke goditur rrjetin kriminal dhe pastrimin e parave në Shqipëri.


