Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Sarandë (EMRAT)

    September 5, 2024

    SARANDË– Janë vënë në pranga dy persona në lidhje me veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike.

    Nga njoftimi i policisë mësohet se të arrestuarit janë Jasin Avdi që transportonte lëndën narkotike, si dhe shtetasi Frrok Lleshi që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Sarandë

    Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një tentative për trafikimin e lëndëve narkotike.

    Sekuestrohen 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

    Arrestohet një 20-vjeçar që transportonte lëndën narkotike, si dhe një shtetas tjetër që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Fokus 8”.

    Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. A., 20 vjeç, dhe F. Ll., 23 vjeç, të dy banues në Konispol.

    Në afërsi të fshatit Vrin, shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, shtetasi J. A. tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte.

    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

    arrestohen 2 persona në Sarandë Trafikonin lëndë narkotike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    April 28, 2026

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    April 28, 2026

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    April 28, 2026

    Skenë e rrallë në Paris, tufa gjigante bletësh mbi një biçikletë, mbyllet metroja

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.