U bllokua qarkullimi nga Maminasi deri në Kashar, për shkak të një trafiku në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas burimeve mësohet se trafiku është shkaktuar si rrjedhjojë e një aksidenti automobilistik, fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Por fluksi i makinave në këtë aks, shkaktoi trafik deri në Vorë, që shkon deri në 8 kilometra.
Efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje duke punuar për zhbllokimin e trafikut.


