Skuadra e Torinos po kalon një moment të vështirë në Serie A. Edhe pse shënuan të parët ndaj Cagliarit me golin e Vlasic, për javën e 17-të të kampionatit italian, ata nuk arritën të ruanin avantazhin dhe u përmbysën, duke regjistruar një humbje që rëndon më tej situatën e ekipit.
Mediat vendase nuk kanë kursyer kritikat për “Demat”, ndër të cilët spikati edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. “TuttomercatoWeb” i dha notën 5, duke vlerësuar paraqitjen e tij si të dobët: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe i ngathët në rikuperim. Duket larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A.”
Megjithatë, në Kombëtare, Asllani mbetet një element i pandryshuar nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Prej vitit 2023, 23-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje me fanellën kuqezi, duke vazhduar të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës kombëtare.


