Parlamenti ka rifilluar punën me seancën e dytë për betimin e deputetëve të rinj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke nisur në orën 17:00.
Nga 140 deputetë në total, 138 betohen, pasi dy të zgjedhur kanë dhënë dorëheqjen nga mandati: Tom Doshi, kreu i PSD-së, dhe Sabina Jorgo.
Zëvendësuesit e tyre do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje të listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, mori 614 vota.
Lajmin për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos e bëri të ditur Milva Ekonomi, gjatë leximit të raportit të deputetëve, raporton gazetar i Top Channel, Muhamed Veliu.


