PARIS– Bëri një bujë të madhe ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, por nisur nga ajo çfarë shkruajnë mediat e huaja, mesa duket do të jetë shumë emocionuese edhe ceremonia e mbylljes.
Sipas “France24”, mësohet se legjenda e Hollivudit, Tom Cruise, me shumë gjasë do të luajë një rol në ceremoninë e mbylljes.

Aktori është përfshirë në dorëzimin simbolik të flamurit olimpik nga Parisi në Los Anxhelos. Lojërat e ardhshme verore do të zhvillohen në metropolin amerikan në vitin 2028.
Ylli amerikan i aksionit thuhet se po planifikon një marifet në fasadën e Stade de France.
Ndërkohë në festën e së dielës do të performojnë dy grupet franceze Air dhe Phoenix, dy grupe që kanë pasur sukses edhe jashtë Francës.


