Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    Të akuzuar për rrëmbimin dhe vr*sjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Tokat e nxanuna”/ Rama “demaskon” një tjetër gjykatës: Po vepron kundër interesit publik

    August 22, 2025

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, akuzon gjykatësin Klarent Demiri për dy vendime që pengojnë ekzekutimin e çlirimit të një toke të xanun, duke vepruar sipas tij në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe programet e qeverisë për zhvillimin e qyteteve dhe Shqipërisë drejt BE-së.

    Rama thekson se nuk do të tolerohet keqpërdorimi i pushtetit të pavarur gjyqësor për të penguar projekte, vendime dhe programe në interes të publikut.

    Ai njofton se ndaj gjykatësit Demiri, po ashtu si ndaj prokurores Gjeli dhe gjykatës Balliu, do t’i drejtohen organet e pavarura të qeverisjes dhe kontrollit të gjyqësorit, duke kërkuar profesionalizëm dhe kurajo, ashtu si parashikon Reforma në Drejtësi.

    Postimi kryeministrit Edi Rama:

    Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

    Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE️

    Një gjë është pak po e sigurtë:

    Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut❌

    Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre

    Hapesirat publike rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    June 19, 2026

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    June 19, 2026

    Të akuzuar për rrëmbimin dhe vr*sjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

    June 19, 2026

    Ndërroi jetë pas ndërhyrjes estetike, 4 vite burg për gruan që i injektoi silikon modeles së njohur

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.