Policia ka ndaluar sot një 35 vjeçar. Ai ishte në kërkim pasi dyshohet se më datë 12.01.2025, me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç.
Këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Dushk.
Një ngjarje tjetër e rëndë jo nga përmasat por për faktin që tregon se sa me lehtësi të rinjtë shqiptarë po konfliktohen dhe shkojnë deri në përdorim të armëve të zjarrit.
Në vetëm 15 ditë të janarit, të shumta kanë qenë ngjarjet kriminale, atentatet që kanë tronditur vendin.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se më datë 12.01.2025, me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç.
Këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Dushk.’
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Përgatiti Radar.al


