Policia Rrugore e Tiranës ka nisur hetime ndaj 21 drejtuesve mjetesh për parkim të dyshuar në mënyrë të gabuar, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, vetëm gjatë një jave të fundit.
Sipas autoriteteve, këto shkelje kanë penguar qarkullimin në rrugë dhe kanë bllokuar korsitë e dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, stacionet e autobusëve dhe transportin publik.
Gjithashtu, gjatë të njëjtës periudhë, janë bllokuar dhe tërhequr nga karrotreci 60 automjete që ishin parkuar në mënyrë të paligjshme.
Policia Rrugore deklaron se do të vazhdojë me kontrolle intensive dhe pa tolerancë ndaj shkelësve, me qëllim sigurimin e një mjedisi rrugor më të sigurt dhe funksional për të gjithë.
Apeli për qytetarët mbetet i qartë: respektimi i rregullave të qarkullimit dhe i hapësirave publike është kyç për ruajtjen e rendit dhe garantimin e lëvizjes së lirë në qytet.
Radar.al


