Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tirana tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

    October 28, 2025

    Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.

    Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.

    Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.

    Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.

    Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.

    Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.

    Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.

    Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.

    Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.

    Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.

    Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.

    Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.

    Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

    Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

    Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ Monitor

    Europe milano tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.