Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Tirana, 19 apo 20 mandate PS-ja?

    October 2, 2024
    Tirana, 19 apo 20 mandate PS-ja?

    Nga Eduard Zaloshnja

    Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, kandidadtët për deputëtë të PS-së në Qarkun Tiranë morën 227 mijë vota, ose 48.7% të votave të vlefshme të qarkut. Ato vota u përkthyen në 18 mandate parlamentare, ose në 50% të 36 mandateve të qarkut.

    Por shumë ujë ka rrjedhur qysh atëherë në Lumin e Tiranës…

    Kështu, në Qarkun Tiranë tani do të jenë 37 mandate parlamentare në garë (dhe jo 36), si rrjedhojë e rritjes së numrit të shtetasve që figurojnë në Gjendjen Civile të qarkut.

    Më tej, në zgjedhjet lokale të vjetshme, PS-ja shënoi një rezultat domethënës në Qarkun Tiranë – 5 kandidatët e saj për kryebashkiakë morën plot 75 mijë vota më shumë se rivalët e tyre të Bashkimit për Fitore (të Berishës dhe Metës). Pra, PS-ja e fillon garën me një epërsi të dukshme paraprake.

    Meqë tani qarku Tiranë do të ketë 37 mandate parlamentare, llogaritë elektorale tregojnë se kalimi nga 18 mandate në 19 mandate, do të jetë pothuaj statistikisht i sigurtë për PS-në më 2025.

    Por arritja e 20 mandateve është e vështirë.

    Vështirësia e mandatit të 20-të krijohet nga futja në skenë e partive të reja që janë themeluar qysh nga 2021-shi.

    Në dy sondazhe që kam zhvilluar së fundmi (me zgjedhës të këtushëm dhe në emigracion), partitë e sapoformuara duken të jenë domethënëse statistikisht. Por nuk është ende e qartë se kë do të dëmtojnë më shumë elektoralisht: PS-në e konsumuar në pushtet, apo PD-në e konsumuar në opozitë?

     

    Eduard Zaloshnja mandate tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.