Përballja mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, dy skuadrave më të mëdha të Beogradit, mbetet një nga takimet më tensionuara në Serbi.
Kjo për shkak se ky derbi është një arenë e urrejtjes së përjetshme midis tifozëve.
Në përballjen e fundit, e cila u zhvillua në stadiumin e Partizanit, tensionet mes tifozëve agrevuan në sharje dhe ofendime.
Tifozët e Zvezdës lëshuan parulla si “jugosllavë” dhe “ustashë“, për tu pasuar me epitete si “shqiptarë” dhe “sanduiçë“.
Kulmi i incidentit ishte momenti kur një tifoz i Partizanit arriti të hyjë në fushë, duke vrapuar drejt tribunës së Veriut ku ndodheshin ultrasit e Zvezdës.
Ai u ndalua nga forcat e sigurisë pasi kaloi të gjithë fushën.
Sa i përket rezultatit të ndeshjes, ishte Crvena Zvezda ajo që e korri fitoren në këtë mes, me rezultatin 4-0 i cili konsolidon pozitat e saj në garën për të mbrojtur titullin kampion./ Zëri


