Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Thyen rregullat dhe rrezikuan jetën e turistëve/ Bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten pronarët

    August 25, 2024
    Thyen rregullat dhe rrezikuan jetën e turistëve/ Bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten pronarët

    DURRËS– Janë bllokuar të paktën 35 mjete lundruese nga  Policia kufitare, për shkak se shkelën perimetrin e sigurisë duke vënë kështu në rrezik jetën e pushuesve.

    Ndërkohë mësohet se përveçse janë bllokuar mjetet,masa administrative janë marrë edhe ndaj pronarëve të tyre duke i ndëshkuar me gjoba që variojnë nga 10,000 lekësh deri në 100 mijë lekë të rinj.

    Njoftimi i Plotë:

    Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

    ✅ Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 35 mjete lundruese.

    ✅ Mjetet e bllokuara: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike.

    ✅ 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

    ✅ 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

    ✅1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman.

    9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

    ✅ Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

    ✅ Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.

    Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.

    Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

    Bllokohen 35 mjete lundruese
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.