Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Thellohet skandali/ Ilaçet KIMIO mungojnë në spitalin e QSUT-s, por shiten kontrabandë para Onkologjikut!

    December 4, 2024
    Thellohet skandali/ Ilaçet KIMIO mungojnë në spitalin e QSUT-s, por shiten kontrabandë para Onkologjikut!

    Ditën e sotme gazetari Osman Stafa bëri denoncimin e radhës në lidhje me skandalet që përfshinë shërbimin Onkologjik të vendit.

    Në një postim të bërë në faqen e tij në Facebook, Stafa shprehet se ilaçet kimio mungojnë në spital, por ato shiten nëpër farmacisë pranë Onkologjikut në mënyrë kontrabandë.

    Gazetari thotë se ka biseda të personave që kanë bërë blerje.

    Denoncimi i gazetarit Osman Stafa:

    Ilaçet kimio shiten edhe përpara Onkologjikut!

    Në informacionet e mia, të mbështetaura edhe në prova e fakte, faktohet se shumë farmaci rreth e rrotull QSUNT dhe jo vetëm, shesin kimio kontrabandë. (Nuk mund të publikoj biseda, për shkak se vihen në rrezik njerëz).

    Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, mungesat e kimiove kanë qenë të frikshme. Prej këtyre mungesave kanë përfituar kontrabanda.

    Sipas të dhënave që kam mbledhur, sekserët e ilaçeve kimio hynin edhe në spital, për t’u kërkuar mjekëve t’u çonin pacientë që t’u blenin medikamentet.

    Pacientët prej hallit, dhe prej asaj që po përballeshin shkonin dhe i blinin, duke mos paguar vetëm vlerën e kimios kontrabandë, por edhe duke paguar një çmim për mjekun.

    Si funksionon kjo?

    Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro.

    Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha).

    Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë.

    Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë. (Kjo ka ndodhur përpara disa javësh).

    Gjithashtu është e papranueshme kjo situatë, pasi mjekët dhe Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, kanë qënë në dijeni të këtij fenomeni dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim. Por e kanë pranuar.

    Pse e kanë pranuar?

    Pse nuk kanë folur, kur nuk mund të trajtonin pacientët me kancer?

    Si mjekë të caktuar bëheshin bashkëpunëtor të kontrabandës?

    Mos ndoshta ka ndonjë arsye tjetër sesi mjekët e Onkologjikut, ‘binden’ të mosflasin?

     LEXO EDHE:

    Osman Stafa/ Gënjeshtrat e Lencit dhe një përgjigje për ata që e përdorin

    Ilaçet KIMIO mungojnë në spitalin e QSUT-s osman stafa shiten para onkologjikut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.