Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Thellohet misteri/ “Mbante dorën në gjoks…”, çfarë zbulojnë kamerat për tragjedinë te shkolla “Fan Noli”, si u v*a Martini

    December 4, 2024

    Publikohen detaje të reja mbi vrasjen tragjike të Martin Canit, nga dosja hetimore e ngjarjes.

    Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar celularët e adoleshentëve të përfshirë në sherr, konkretisht Luis Meçjas, Martin Canit, Kledion Bejkajt dhe Marseld Sinës.

    Verifikimi i komunikimeve pritet të hedhë më shumë dritë për bisedat konfliktuale në rrjete sociale.

    Pavarësisht akuzave dhe deklaratave kontradiktore, është fakt që siç zbuluam nga dosja hetimore, momentet fatale të goditjeve me thikë nuk janë fiksuar nga kamerat.

    Kjo, lë të hapur mundësinë e përdorimit të një thike të dytë në ngjarje apo të implikimit të ndonjë adoleshenti tjetër.

    Por, referuar kryqëzimit të marrjes dhe rimarrjes në pyetje të adoleshentëve, nuk ka të dhëna që të vërtetojnë se një person i dytë ka sulmuar me thikë veç Marios.

    “Nga pamjet filmike në vazhdim, në orën 12:07 shihen personat e lartpërmendur duke vrapuar për në drejtim të rrugës që erdhën dhe konkretisht shtetasit Kingston Korbi ka në dorë një çantë shkolle, duke u ndjekur më pas nga shtetasi Armand Marku, shtetasi Martin Cani është duke vrapuar e mban dorën pranë gjoksit të majtë. Shtetasi Marseld Sina gjatë kohës që vrapon mban dorën e djathtë në xhepin e pantollave. Më pas shfaqet shtetasi Kledion Bejkaj dhe Luis Meçja duke vrapuar paralelisht, pas tyre është duke vrapuar shtetasi Mario Përlleshi. Në cep të pamjes duket shtetasi Klevis Tema duke ecur”- thuhet në dosje.

    “Por elementet kyç janë deklaratat e personave qe kane dijeni për ngjarjen”-, u shpreh avokati Edmond Petraj për ngjarjen.

    Bazuar relacionit zyrtar të çështjes kaq është fokusuar nga kamerat e sigurisë. Megjithatë policia reagoi sërish duke konfirmuar bindjen se nuk ka autor të dytë. Por, deklarata përmban një kontradiktë që bie ndesh me atë që thuhet në dosjen hetimore se në vendin e goditjes me thikë nuk ka kamera sigurie.

    “Nga veprimet hetimore të deritanishme, veprime te cilat janë të bazuara në prova të pakontestueshme, rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes, të cilin ligji na ndalon ta publikojmë për shkak të sekretit hetimor. Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit”- thuhet në dosje.

    dosja hetimore Edmond Petraj Kledion Bejkajt dhe Marseld Sinës Luis Meçjas Martin Cani martin canit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.