Para pak çastesh u mësua se Gjykata Speciale nuk ka lejuar që Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babit të tij i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar dhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social “X” kryeministri e cilëson institucionin që ka dhënë këtë vendim si turpërues.
“Një ulje e re nga një tribunal turpërues dhe pa turp, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë të zbrazëta, dhe mirësinë e Parlamentit të Kosovës në boomerangun më brutale!” shkroi Rama./ Radar.al
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025


