Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait, ja ku do të qëndrojë

    March 21, 2025
    S'u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait, Thaçi me kurorë në duar shkon te varri i të atit
    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

    Tre ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë. Të premten paradite Thaçi ka mbërritur në Prishtinë e nga aty ka shkuar drejt Burojës për të vizituar varrin e babait që vdiq të dielën që shkoi në QKUK pas një sëmundje të gjatë.

    Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor.

    Ish-Presidenti i vendit ka ardhur në Prishtinë më 13 mars ku për disa orë ka qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty, që më vonë u kuptua se ishte në ditët e fundit të jetës.

    Mbrojtja e tij ka kërkuar që Thaçi të vijë për varrim të martën në Burojë, por kjo vizitë s’është aprovuar nga Gjykata. Ardhja i është lejuar vetëm pasi ka përfunduar e pamja treditëshe që është mbajtur në sallën e sporteve në Skënderaj.

    I përcjellë me masa të rrepta sigurie në një veturë të EULEX’it, e shoqëruar edhe nga vetura të policisë së Kosovës, Thaçi ka qëndruar në shtëpinë e familjes në Burojë për rreth dy orë nga ku ka dalë duke përshëndetur të pranishmit me një gisht që është vërejtur brenda automjetit me xhama të errët.

    Sipas mediave të Kosovës kjo vizitë është aprovuar me disa kushte specifike. Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në Kosovë, më saktësisht brenda objekteve të EULEX-it ku nesër do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

    Në rastin e Kadri Veselit, vizita ishte kryer në kushte tjera. Ai kishte qëndruar në EULEX, por gjatë ditës i ishte lejuar të shkojë në shtëpinë e familjes në Bair të Mitrovicës.

    Gjykata e Hagës në një përgjigje sot ka thënë se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

    “Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle.

    Babai Hashim Thaçi kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.